Mot me diell e pjesërisht i vranët të enjten
Të enjten mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 7 e 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 e 24 gradë Celsius.
Pritet të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.