Mot me diell dhe vranësira sot në Kosovë
Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Sipas Meteo Kosova, “temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C.”
Njoftimi i plotë:
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, kryesisht të pakta.
Era do fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C.