Mot me diell dhe vranësira, këto janë temperaturat në Kosovë
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe varnësira.
Sipas Meteo Kosova në orët e para të mëngjesit do të ketë mjegull apo vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira
“Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 5-20 km/h.”
“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.” – thuhet në njoftim.