Mot me diell dhe temperatura deri në 33°C
Kosova të dielën pritet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 33°C.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s. IHMK paralajmëron ngarkesë të shtuar termike gjatë mesditës.
Kushtet do të jenë të favorshme për bujqësi, por temperaturat e larta do të rrisin nevojat për ujë, veçanërisht për perimet, misrin dhe pemët frutore.