Mot me diell dhe shumë i nxehtë sot në Kosovë
Sot në Kosovë parashikohet që të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.
Sipas Meteo Kosova, “temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C.”
Njoftimi i plotë:
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-27 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C.