Mot kryesisht i vranët sot në Kosovë
Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 6°C.
Njoftimi i plotë:
Për të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në orët e mëngjesit, përfshirë edhe ato të mëhershme, pritet të ketë reshje të pakta shiu dhe bore në zona të caktuara.
Era do të fryjë nga drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 14-32 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 6°C.