Mot kryesisht i vranët: Parashikimi i motit për sot në Kosovë - NACIONALE

Mot kryesisht i vranët: Parashikimi i motit për sot në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Meteo Kosova në pjesën e dytë të ditës pritet të ketë edhe intervale me diell.

Mund të ketë edhe ndonjë rigë shiu.

Njoftimi i plotë:

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet të ketë edhe intervale me diell. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të dobët shiu.

Era do fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 14-36 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 16°C.

Lajme të ngjashme