Mot i vranët e me riga shiu sot në Kosovë
Sot në Kosovë do të kemi mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Sipas IHMK-së, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Më tej, Instituti bën të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.