Mot i vranët e me diell pritet të enjten në Kosovë - NACIONALE

Mot i vranët e me diell pritet të enjten në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të enjten mbi vendin tonë parashihet të ketë mot të vranët e me intervale kohore me diell.

Në bazë të njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të sillen nga -6 deri në 7 gradë Celsius.

“Parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s” - thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme