Mot i paparashikueshëm javën që vjen - NACIONALE

Mot i paparashikueshëm javën që vjen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se java që vjen do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm.

Në dy ditët e para parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm, ndërsa nga dita e mërkurë priten reshje shiu dhe ndryshime të dukshme atmosferike.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 8 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë mes 22 dhe 33 gradë Celsius.

Moti:

E hënë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

• Temperaturat minimale: 10 – 15°C.

• Temperaturat maksimale: 25 – 30°C.

• Era: Kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.

E martë

Moti me diell dhe vranësira të pjesshme.

• Temperaturat minimale: 8 – 12°C.

• Temperaturat maksimale: 27 – 33°C.

• Era: Nga veriperëndimi, 1 – 3 m/s.

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

• Temperaturat minimale: 8 – 13°C.

• Temperaturat maksimale: 22 – 27°C.

• Era: Kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E enjte

Moti me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë kryesisht parashihen të sjellin riga lokale shiu.

• Temperaturat minimale: 9 – 15°C.

• Temperaturat maksimale: 23 – 27°C.

• Era: Nga verilindja, 1 – 5 m/s.

E premte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë të fokusuara rreth relievit malor.

• Temperaturat minimale: 10 – 13°C.

• Temperaturat maksimale: 24 – 28°C.

Lajme të ngjashme