Mot i ndryshueshëm të enjten - NACIONALE

Mot i ndryshueshëm të enjten

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Të enjten pritet një ditë me mot të ndryshueshëm, me vransira dhe periudha të shkurtra me diell. Gjatë ditës mund të shfaqen reshje të izoluara, ndërsa në orët e mbrëmjes parashikohet intensifikim gradual i tyre me karakter lokal.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi mesatare prej 8 deri në 23 kilometra në orë.

Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 6 gradë Celsius në orët e para të ditës, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë vlera maksimale prej 11 deri në 14 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme