Mosnjohja nga Maroku dhe Tunizia, Rashiti kritikon Qeverinë: Mungesë lobimi nga diplomacia e Kosovës - NACIONALE

Mosnjohja nga Maroku dhe Tunizia, Rashiti kritikon Qeverinë: Mungesë lobimi nga diplomacia e Kosovës

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Korab Rashiti, deputet në kantonin e Bernit, ka kritikuar diplomacinë kosovare në raport me shtetet e Magrebit.

Ai ka bërë me dije se mosnjohja e Kosovës nga Maroku dhe Tunizia mbetet një mister.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se kjo tregon për mungesë lobimi nga diplomacia kosovare prej këtyre shteteve.

“Ka 3 shtete të Magrebit që nuk e njohin Kosovën: Maroku, Algjeria dhe Tunizia! Që Algjeria nuk e njeh Kosovën është e kuptueshme, pasi gjithmonë ka qenë e rreshtuar me Moskën. Por fakti që Maroku dhe Tunizia nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës mbetet një mister, por njëkohësisht tregon edhe mungesë lobimi nga diplomacia e Kosovës, sidomos ndaj Casablancës”, ka shkruar Rashhiti.

Lajme të ngjashme