Mosmarrëveshje rreth disa drurëve, plagoset një person në Prishtinë - NACIONALE

Mosmarrëveshje rreth disa drurëve, plagoset një person në Prishtinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Marmor të Prishtinës.

Sipas policisë, deri te incidenti ka ardhë si pasojë e mosmarrëveshjes rreth disa drunjve.

I dyshuari është arrestuar teksa viktima po vazhdon të mjekohet në QKUK.

Raporti i plotë i PK-së:

VRASJE NË TENTATIVË

Fsh. Mramor, Prishtinë 25.07.2022 – 20:31. Pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy të dyshuarit meshkuj kosovar janë përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në QKUK-Prishtinë. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.

Lajme të ngjashme