Mosmarrëveshje në komunikacion, policia arreston tre persona në Kllokot
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Kllokot ka pasur një rast të rrahjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, ka bërë me dije se kjo rrahje kishte ndodhur si pasoj e një mosmarrëveshje në komunikacion.
Ai ka treguar se për këtë arsyeje janë arrestuar tre persona.
“Ju njoftojme se rreth ores 21:00, policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast rrahje në Kllokot. Patrulla nga st. Policor ne Kllokotit, I është pergjigjur rastit. Nga hetimet e para besohet se pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në trafik, në rrugën Viti- Kllokot, disa persona M.K.SH, me dy vetura, janë ndalur para Viva fresh Store në Kllokot dhe dyshohet të jenë përleshur fizikisht. Në stacionin policor janë sjellur tre persona. Për momentin, dyshohet se dy persona nga fsh. Zhiti, janë të lënduar. Është njoftuar Prokurori I shtetit dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës në Kllokot”, ka thënë Hashani për Klankosova.tv.