Moslejimi i vizitës së Sveçlës në Luginë, Kamberi: Qeveri serbe i urren shqiptare - NACIONALE

Moslejimi i vizitës së Sveçlës në Luginë, Kamberi: Qeveri serbe i urren shqiptare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar autoritet serbe, të cilat sot nuk ia kanë lejuar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, një vizitë në Luginë të Preshevës.

Ai ka vlerësuar se ky veprim tregon se pavarësisht zgjedhjeve, Qeveria e Serbisë nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj shqiptarëve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kamberi ka shkruar se vizitat e zyrtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë në Luginë të Preshevës janë të domosdoshme.

Refuzimi i lejes për vizitë Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të Ministrit të Punëve të Brendshme të RKS, Xhelal Sveçla nga Qeveria e Serbisë nuk është i pari, mirëpo ai sjell edhe njëherë dëshminë se pavarsisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare! Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdushme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës!”, ka shkruar ai, duke shtuar se bashkëpunimi i Luginës së Preshevës më Kosovën nuk duhet ta frikësojë askënd.

Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësoj askënd, përkundrazi duhet t’a mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Baskëpunimi jonë me Kosovën e Shqiprinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë”, ka shkruar Kamberi.

Lajme të ngjashme