Mosekzekutimi i pagave, Tahiri: Shkel dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin - NACIONALE

Mosekzekutimi i pagave, Tahiri: Shkel dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar ashpër Qeverinë pas dështimit për t’u ekzekutuar pagat për zyrtarët publikë.

Deputeti Tahiri se kjo ka shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj.

Postimi:

Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari.

Lajme të ngjashme