Mosbesimi - Lutje për tërheqje e akuza mes palëve
Në Kuvendin e Malit të Zi po diskutohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviç.
Mocioni është nënshkruar nga 36 deputetë dhe nevojitet mbështetja e të paktën 41 nga 81 anëtarët e parlamentit malazez për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Dritan Abazoviq.
Sipas VOA, 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, si dhe anëtarë të qeverisë së koalicionit dhe partive të tjera, kërkuan që të tërhiqet vota e besimit ndaj qeverisë, sepse, sipas fjalëve të tyre, Mali i Zi kështu po ndalohej në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe kjo do të kontribuonte vetëm në ngritjen e tensioneve ndëretnike.
Propozuesit e mocionit të mosbesimit sulmuan qeverinë, duke theksuar se ajo po angazhohet në eksperimente politike në vend që të marrë rrugën evropiane.
Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi mosmarrëveshje brenda koalicionit qeveritar. Një pjesë e partive në pushtet pretendojnë se marrëveshja bie ndesh me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe shkel ligjet dhe kushtetutën e vendit.
Predrag Boshkovi dhe Rashko Konjevic, përfaqësues të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Partisë Socialdemokrate (SDP), u akuzuan nga kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazovi, se ishin bashkëpunëtorë në një komplot për të destabilizuar vendin.
Kryeministri malazez Dritan Abazoviq ka deklaruar sot gjatë seancës parlamentare se pas nismës për shkarkimin e tij dhe sulmeve mediatike qëndron kopmania e ndërtimit "Bemax”, për të cilin ai pretendonte se ishte e përfshirë në kontrabandën e cigareve, raporton mediumi kroat, Index.hr
“Sipas të dhënave operative pjesa më e madhe e mallrave në Portin e Tivarit janë në pronësi të Bemax apo personave të lidhur me to. Prej aty financohen fushatat mediatike dhe nga atëherë fillon lufta me kryeministrin”, tha Abazoviq.
Ndryshe, deputetët e Frontit Demokratik kërkuan mbylljen e seancës dhe sugjeruan që partitë fituese të zgjedhjeve legjislative të gushtit 2020 të krijojnë edhe një herë një qeveri teknike, siç kishin bërë dy vite më parë.