'Mos urinoni në klubin ku doni të hyni', gazetari pretendon se ambasadori amerikan kopjoi nga fjalori i tij
Gazetari Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, e cila duket se ishte një mesazh i qartë për Qeverinë e Kosovës.
Ai pretendon se ambasadori amerikan në Prishtinë ka kopjuar diçka nga fjalori i tij.
Sipas tij, shprehjet e përdorura nga diplomati amerikan janë bërë qëllimisht.
“Pse ambasadori amerikan kopjon fjalorin tim?! Shume njereze me pyesin, e shume te aferm me kritikojne, se pse perdor shprehje ”banale” gjate analizave te mia. Pergjigjeja ime eshte se njereze analfabet me diploma, nuk kuptojne asgje tjeter, perpos kesaj gjuhe. Ambasadori amerikan shume vone e ka kuptuar se nuk eshte me sherbim ne Suedi, as ne Gjermani, ku gjuha diplomatike ka vlera te medha. Duke mos e perzgjedhur artin e komunikimit me Millosheviçin, perendimi u be bashkefajtor per debimin e 4 milion njerezeve nga ish Jugosllavis, dhe vrasjen e mijera te tjereve. Perendimi eshte bashkefajtore per Sarajeven, Stebrenicen, Kosoven e Vukovarin”, ka shkruar Zeka.
Ai ka fajësuar ambasadorët e vendeve perëndimore për tolerimet që ia kanë bërë kryeministrit Albin Kurti.
“Perendimi, ne krye me ambasadorin amerikan ne Kosove, ate gjerman, anglez, francez e italian, jane shume fajtor per tolerimin e politikes aventuriere te Albin Kurtit, i cili ka vene ne pikepyetje ekzistencen e shtetit te Kosoves. Albin Kurti i ka dhene argument Serbise dhe Rusise qe projektin perendimor per krijimin e shtetit te Kosoves ta quajne te deshtuar. Tresi Jakobson u tha e keni dhier, ambasadori aktual po thote se ”njeriu nuk pshurret ne klubin qe don te hyje”! Kjo eshte shume e sakt, ama e kam nje pyetje per ambasadoret e vendeve te perendimit ketu ne Kosove: Po ju pse e lejuat, madje disa prej juve, pse i thoshi neper rezidencat tuaja: Hajt peshurru se ta pastrojme ne”!!! Ambasador, i keni pasur dhe i keni te gjithe mekanizmat me e ba kaps kete njeri qe vetem per lufte, urrejtje e hasmeri flet…!!!”, ka shkruar Zeka.