"Mos u bëni me dy fytyra": Qytetarët kritikojnë ambasadorin amerikan pas përsëritjes së kërkesës për çështjen e targave - NACIONALE

"Mos u bëni me dy fytyra": Qytetarët kritikojnë ambasadorin amerikan pas përsëritjes së kërkesës për çështjen e targave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, para pak minutave ka përsëritur edhe njëherë kërkesën e SHBA-ve për shtyrjen e afatit për targat ilegale dhe njëkohësisht ka dënuar djegien e një veture e cila konvertoi targat në RKS.

“ShBA-ja i dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çfarëdo përpjekje për t’i frikësuar ata që kanë ose që synojnë të marrin targa RKS të veturave sipas ligjit kosovar. Këto janë akte frikacake dhe kriminale.”, ka shkruar Havonier në Twitter.

“Ne e përsërisim kërkesën tonë për zgjerim të plotë të zbatimit të periudhës në mënyrë që targat RKS të mund të vendosen gjatë një periudhe prej 12 muajve përderisa pohojmë se Kosova e ka të drejtën që ta zbatojë këtë ndryshim”, thuhet në reagimin e SHBA-ve.

Por, deklarata e Ambasadorit Jeff Hovenier, u shpërnda edhe në Facebbok në faqen zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E në këtë postim në faqen e Ambasadës disa qytetarë kanë komentuar deklaratat e Ambasadorit. Njëri nga ta e ka quajtur presion mbi Qeverinë e Kosovës deklaratën e tillë.

“Po beni presion mbi nje qeveri qe kerkon te implementohet ligji ne gjithe vendin. Nese nje gje e tille do ndodhte ne Amerike nuk besoj se do flisnit ne kete menyre. Prandaj mos u beni me dy fytyra por mbani anen e duhur te nje vendi qe eshte masakruar per te patur shtetin dhe ligjet e tij dhe jo te vazhdoj perqmimi dhe shkelja tashme nga nderkombetaret qe mendojne vetem per interesa strategjike politike dhe asnjehere per popullin. Zot ne shtepine e tjetrit nuk behesh do”, ka shkruar ky person.

Në anën tjetër një qytetarë ka pyetur përse në pjesën veriore, banorët nuk i paguajnë faturat e energjisë.

“Ne po presim implementimin e ligjit qe nga 1999. Ne paguajme energji taksa ata jo . Deri kur duhet te trajtohen ata me privilegje . E kane te garantuara 10 ulse dhe nuk punojne per ligj dhe rend por abuzojn me te. Mjaft esht mjaft e shpopulluat kete vend me padrejtesi”, ka shkruar ky qytetar.

“Kosova ka drejt me vendos ligjin n teritorin e vet duhet me perkrah serbia osht pro ruse serbt veri jon njerz t pa integrum”, shkruan një komentues tjetër në postimin e shpërndarë nga Ambasada e Amerikës.

Lajme të ngjashme