Mos-pagesa e pagave ndaj mësimdhënësve, Krasniqi: Vetëm një qeveri e paaftë për të qeverisur merr vendime të tilla - NACIONALE

Mos-pagesa e pagave ndaj mësimdhënësve, Krasniqi: Vetëm një qeveri e paaftë për të qeverisur merr vendime të tilla

1 vit më parë

nga NACIONALE

Memli Krasniqi, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, i është kundërpërgjigjur me zemërim vendimit të Qeverisë Kurti për ndalimin e pagave të mësimdhënësve.

Kreu i opozitës pohoi në faqen e tij në Facebook se vetëm një qeveri që nuk është në gjendje të menaxhojë dhe nuk ka plan të përballojë vështirësitë socio-ekonomike me të cilat përballen qytetarët e saj, është në gjendje të bëjë gjykime të tilla arbitrare.

“Regjimi i Albin Kurtit po demonstron vullnetin për t’u hakmarrë ndaj atyre që refuzojnë t’i nënshtrohen dhe të mbyllin gojën, sytë dhe veshët përballë kësaj situate të rëndë. Ky mentalitet sanksionues ndaj mësimdhënësve tanë nuk është parë e as dëgjuar në Kosovë që nga koha e okupimit serb dhe masave të dhunshme të viteve ’90”, tha Kransiqi mes tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme