Mos-dekretimi i Kryeprokurorit, Musliu-Shoshi: Vjosa nuk mund të flet ndryshe nga Albini - NACIONALE

Mos-dekretimi i Kryeprokurorit, Musliu-Shoshi: Vjosa nuk mund të flet ndryshe nga Albini

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për mos-dekretimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror të Shtetit.

Ajo ka thënë se presidentja ka vepruar ashtu siç ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka shkruar se presidentja asnjëherë nuk flet ndryshe nga kryeministri.

Albini në foltore të kuvendit pat thënë që pa bekimin tim, të Kryeparlamentarit e Presidentes, Kryeprokurori NUK dekretohet. E ditur qoftë, si mund Vjosa të flas ndryshe nga Albini! ASNJËHERË, në asnjë proces e as në këtë rast”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Lajme të ngjashme