"Monolog komandantësh, t'u nejt gaditu s'vlen në studio": Reagon Syla pas përplasjes me Lladrovcin - NACIONALE

"Monolog komandantësh, t'u nejt gaditu s'vlen në studio": Reagon Syla pas përplasjes me Lladrovcin

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një përplasje verbale mes gazetarit Valon Syla dhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, krijoi tensione në emisionin “Pressing” në T7, duke e shtyrë që Syla të lërë studion në mes të debatit. Ramiz Lladrovci e quajti “të pitë” Valon Sylën në Pressing të T7, për çka ky i fundit konstatoi fundit e pjesëmarrjes së vet në debat, dhe u largua.

Pas daljes nga studio, Syla reagoi në rrjetin social Facebook, duke shpjeguar se arsyeja e largimit ishte gjuha kërcënuese, të cilën e quajti jo gjithmonë të tolerueshme.

Gazetari shtoi se nuk mund të pranojë “monologje komandantësh” në një studio televizive, duke nënkuptuar stilin e komunikimit të kryetarit të Drenasit.

Reagimi:

“Te nderuar, e kisha vazhdu debatin nê T7, por me gjuhë kercenuese para dhe gjatê debatit s'eshte gjithmonë e tolerueshme... është një kufi.

Mendoj se isha korrekt... por ne mungese argumenti ofendimet se je i paguar, je i pitë e tjerë, si arsyetojnë përgjigjet që si mora.

Monolog komandatash ti nejt gaditu në studio ajo vlen për ushtri, jo për studio.

Pyetja e thjeshte ke. Fitove, urime... por pse po don me hi me zor ne zyre të PDK? Qysh do me u pajtu e me kalu këtê pezmatim...

Vazhdoj ofendimi... edhe aty vec ecë. Fatkeqêsisht une skam kerr me kali... e as leper sjam.

Fat e suksese...”

Lajme të ngjashme