‘Moment kritik’: Borell tregon çka foli në takimet me Kurtin e Vuçiqin - NACIONALE

‘Moment kritik’: Borell tregon çka foli në takimet me Kurtin e Vuçiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell ka reaguar pas takimeve që pati në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Borell në një shkrim në Twitter, ka thënë se kanë diskutuar rreth dialogut, derisa shtoi se sigurimi i paqes dhe stabilitetit në këtë moment kritik është thelbësor.

“Theksoj nevojën për të respektuar të gjitha angazhimet e dialogut. Sigurimi i paqes dhe stabilitetit në terren në këtë moment kritik është thelbësor”, ka deklaruar ai.

Kurti ndërkaq, sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, ka theksuar se Qeveria e vendit është e vendosur për sundimin e ligjit dhe përkushtimin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend.

“Duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”- thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme