Molliqaj: Shkarkimi i rektorit sado skandaloz e i papranueshëm, veç çudi nuk mund të jetë - NACIONALE

Molliqaj: Shkarkimi i rektorit sado skandaloz e i papranueshëm, veç çudi nuk mund të jetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka quajtur skandaloz dhe të papranueshëm shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti.

Molliqaj në Facebook ka shkruar se e gjitha kjo nuk është për tu çuditur, pasi që sipas tij është pasojë logjike e mënyrës sesi bëhen gjërat nga Qeveria aktuale.

Nuk kërkohet pajtim rreth mënyrës se si e shohim zhvillimin e arsimit. Nuk bëhet fjalë për ndikim. Jo jo, na duhet bindje e pakushtëzuar. Dija është nyje kyçe e totalitarizmit. Pa vulën e saj shkencore s'ka autoritet t'vërtetës. Për ironi, pushtetet e tilla e shpjegojnë botën përmes përplasjes së të kundërtave, por pushteti ynë është pastaj sinteza përfundimtare. Secili rast në histori na tregon se pushteti i tillë është edhe fundi i zhvillimit dialektik i dijes”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të ngjashme