Molliqaj: Nga nesër fillojmë shpalosjen e botëkuptimeve, bindjeve dhe programit të PSD-së - NACIONALE

Molliqaj: Nga nesër fillojmë shpalosjen e botëkuptimeve, bindjeve dhe programit të PSD-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Social Demokrate (PSD), ka filuar një fushatë të re, me anë të së cilës ka për qëllim informimin e qytetarëve për botëkuptimet, bindjet dhe programin e saj.

Me anë të një video, kryetari partisë, Dardan Molliqaj bëri të ditur, në pika të shkurtra, se çka pritet të adresohet përmes kësaj fushate.

Po e fillojmë një fushtatë të re, kësaj radhe përmes kësaj fushate do të shpalosim, botëkuptimet, bindjet dhe mbi të gjitha programin tonë.

Programi jonë adreson çështje jetike të shoqërisë.

Ne besojmë fuqishëm që shteti është marrëdhënie shoqërore, kontraktuale, në mes të qytetarëve të tij, ku duhet të përfshihet gjithësecili.”

Tutje, nënkryetari i PSD-së, Frashër Kransiqi ka thënë se 25% e buxhetit të shtetit shkon për skema sociale, të cilat për efekt kanë që grupet e margjinalizuara t’i lënë jashtë tregut të punës.

25% e buxhetit të shtetit shkon për skema sociale, të cilat edhe ashtu efektin e kanë që grupet e margjinalizuara t’i lënë jashtë tregut të punës, me të ardhura edhe ashtu të ulëta.”

Video e plotë, me prezantimin e kësaj fushate nga PSD:

Lajme të ngjashme