Molliqaj: Me pranimin e planit franko-gjerman, Kurti po e tradhton republikën - NACIONALE

Molliqaj: Me pranimin e planit franko-gjerman, Kurti po e tradhton republikën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës se po e tradhton Kosovën.

Kjo sipas Molliqajt, nëse e pranon planin franko-gjerman që s’ka njohje dhe e mundëson Asociacionin.

Postimi i Molliqajt:

ASOCIACIONI, TRADHTI NDAJ REPUBLIKËS

Nuk ka edhe Republikë edhe Asociacion. Prandaj nuk mund edhe ta duash Republikën edhe ta pranosh Asociacionin.

Plani franko/gjerman është normalizim i mosnjohjes nga Serbia.

Plani franko/gjerman e kontrabandon Asociacionin dhe negociatat i bën proces të pafund.

E me pranimin e këtij plani, Albin Kurti po e tradhton Republikën e shoqërinë tonë.

Ai me fajin e tij e solli veten para dy opsioneve të vetme të mundshme: dorëheqjes ose tradhtisë. E para është mundësi për shtetin e shoqërinë. E dyta ështe degradim e rrënim i Republikës.

Lajme të ngjashme