Molliqaj: Me ID të Kosovës, qytetarët mund ta kalojnë vetëm kufirin Kosovë-Serbi dhe jo në shtetet tjera - NACIONALE

Molliqaj: Me ID të Kosovës, qytetarët mund ta kalojnë vetëm kufirin Kosovë-Serbi dhe jo në shtetet tjera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar përsëri për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për largimin e dokumenteve për hyrje-dalje.

Ai ka thënë reciprociteti paska qenë nënshtrim i heshtur përmes marrëveshjes mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Qytetarët e Kosovës me ID të Kosovës mund ta kalojnë vetëm kufirin Kosovë-Serbi. Nuk kalon dot pastaj në asnjë shtet tjetër prej Serbisë. Prej Kosovës, me letërnjoftim të Serbisë kalon gjithandej, në Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

Festa kishte rëndësi

Festa kishte rëndësi, jo përmbajtja e ujdisë për marrëveshjen. Sa më pak transparencë, aq më shumë festë. Sa larg ka shkuar farsa e dialogut, po bëjmë marrëveshje xhentelmene me Vuçiqin. Marrëveshja xhentelmene është platforma e re për marrëdhënie me publikun, jo metodë dialogu.

Vetëm pas dy javësh po kuptohet që lavdia e reciprocitetit paska qenë nënshtrim i heshtur përmes marrëveshjes xhentelmene. Qytetarët e Kosovës me ID të Kosovës mund ta kalojnë vetëm kufirin Kosovë-Serbi. Nuk kalon dot pastaj në asnjë shtet tjetër prej Serbisë. Prej Kosovës, me letërnjoftim të Serbisë kalon gjithandej, në Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi. Ky lloj trajtimi është në përputhje me trajtimin e Serbisë për kufirin Kosovë-Serbi si kufi i brendshëm.

Lajme të ngjashme