Molliqaj: Kurti e Bislimi po heshtin për dialogun - nuk ka burim as informacion - NACIONALE

Molliqaj: Kurti e Bislimi po heshtin për dialogun - nuk ka burim as informacion

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shkak të mos-transparencës për dialogun me Serbinë.

Molliqaj ka thënë se “nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.”

Sipas tij, Kurti dhe Bislimi po heshtin.

Shkrimi i plotë i z. Molliqaj:

DIALOGU I MBYLLUR RREZIK PËRTEJ DIALOGUT

Dialog i mbyllur. Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi? E pasaj na thonë po ndikoheni nga “mediat armike”. Nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.

- Pa vizion, pa plan, pa platformë për dialog.

- Pa platformë të miratuar në Kuvend.

- Pa raportim në Kuvend.

- Pa dialog me shoqërinë civile.

Një vit e gjysmë, prej se ka filluar dialogu me Serbinë, themelon edhe kohën kur nisi tretja e Kuvendit dhe humbi rëndësia e llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Duke e marrë si të mirëqenë mbështetjen blanko që opozita parlamentare i dha procesit të dialogut, arroganca e pushtetit nuk pyet për gjë. Madje, nuk ka as simulim të transparencës.

Kurti hesht, Bislimi hesht. Çka po heshtin shtrohet pyetje?

Lajme të ngjashme