Molliqaj kritikon opozitën: I ka shërbyer Kurtit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kriitkuar opoziten.
Në emisinin “Debat Plus”, ai ka thënë se partitë opozitare në këtë mandat i kanë shërbyer kryeminitrit Albin Kurti.
“Besoj fuqishëm që diskursi opozitar, përjashto PSD-në, i ka shërby Albin Kurtit. Kur janë zgjedhë këta kryetarë, kam qenë i vetmi si kryetar partie jashtëparlamentare që kam dalë e kam thënë, që janë zgjedhur nën hegjemoninë e Albin Kurtit dhe i shërbejnë atij dhe do dalin më të dobët”, ka dekalruar Molliqaj.
Ai ka vlerësuar se ka një garë në mes të PDK-së dhe LDK-së se kush do të bëj koalicion me VV-në.
“Unë po them që në skenën politike, opozita me dashje, me dije a pa dije i kanë shërby Albin Kurtit. Janë duke u bërë gati në zgjedhje që Albini mos me i fitu 50% e cili prej neve të bëjmë koalicion me të. Kërkush në Kosovë nuk beson që Bedri Hamza është duke garu për me qenë opozitari i ardhshëm i Kurtit. S’e ka profilin për atë. Askush në Kosovë nuk mendon që Bedri Hamza po garon për t’u bërë kryeministër, sepse nuk bëhet”, ka deklaruar ai.