Molliqaj kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të PSD-së - NACIONALE

Molliqaj kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të PSD-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas arrestimit të aktivistëve të këtsaj partie, duke kërkuar liriminë e menjëhershëm të tyre.

Molliqaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar pamje nga aksioni i PSD-së për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Deri më sot, Ministrja Arbërie Nagavci, ka arritur rezultate të mangëta në shumicën e lëndëve. Shembullore është treguar vetëm në shkelje të Kushtetutës. Si udhëheqëse e Ministrisë, Arbërie Nagavci ka kontribuar palodhshëm në dështimin e përgjithshëm të sistemit arsimor, që nga çerdhet e reja, furnizimi me kohë me libra shkollorë, rezultatet në PISA e deri tek sjellja e saj me Sindikatën e Arsimit. Të gjithë dështimin e ka të mbështjellur shkëlqyeshëm me shkelje të Kushtetutës.” – ka thënë ai.

Në fund, ai ka kërkuar edhe lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të PSD-së që u arrestuan gjatë këtij aksioni.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme