Molliqaj ia kthen Kurtit: Nuk nënshtrohemi, le inatin kryeministër e plotësoji kërkesat e punëtorëve - NACIONALE

Molliqaj ia kthen Kurtit: Nuk nënshtrohemi, le inatin kryeministër e plotësoji kërkesat e punëtorëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se aksioni i PSD-së, ndaj ministrit Hekuran Murati është bëre per inat dhe asgjë tjetër.

Sipas Molliqaj, kryeministri nuk e ka hallin tek nati i kujdo, por sikletin e ka me PSD, pasi që është duke vepruar jashtë domenit të tij hegjemonik.

“Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njejta arsye pse i ka hypur në qafë sindikalistëve’’, tha Molliqaj

Kryetari i PSD-së, tha se Kurti aty ku nuk mundet ti nënshtrojë përpjekjet mundohet t'i depolitizojë.

Ai i bëri thirrje Kurtit, që ti lë anash inatet e të i plotësojë kërkesën e punëtoreve.

Lajme të ngjashme