Molliqaj i ashpër me Kurtin: Mashtrove për dialogun, Qeveria po përgatitet për kompromis me Serbinë - NACIONALE

Molliqaj i ashpër me Kurtin: Mashtrove për dialogun, Qeveria po përgatitet për kompromis me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Qeveria Kurti ka mashtruar në lidhje me dialogun që nga dita e parë kur ka ardhur në pushtet.

Molliqaj tha se Kurti e kishte shitur si fitore vendosjen e reciprocitetit, por ky mashtrim do t’i bëjë dëm të madh Kosovës. Ndërsa e keqja tjetër është mbështesja që opozita është duke i dhënë Kurtit.

“Që nga dita e parë e Qeverisë Kurti kur ka mashtruar se do të jetë prioritet numër 7 kemi thënë që është duke thënë të pavërteta e deri te dita kur ka thënë se po e vendosim sovranitetin dhe reciprocitetin me Serbinë. E keqja e kësaj pune është që opozita parlamentare e ka mbështetur Kurtin në këto veprime prej ndalimit kinse të referendumeve e deri te masa e reciprocitetit. Tani jemi në një proces shumë të dëmshëm për Kosovën. Në njërën anë Kosova do të pranojë marrëveshje e cila do të ketë në thelb normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa na njohur Serbia. Krejt çka është tu u bo është qysh me normalizu mosnjohjen”, tha Molliqaj për EO.

Sipas Molliqajt, është e pa kuptim që dialogu të kushtëzoj liberalizimin e vizave.

“Nuk ka diskutim për njohje dhe ka kompromis të ri, i cili nuk është kompromisi i fundit. Këtë çështje e ka sjellë Qeveria Kurti. Në njërën po na mban të mbyllur BE- ja për çështjen e vizave por në anën tjetër duke mos pasur Qeveri që zgjidh problemin politik edhe kjo qeveri po e mban pezull çështjen e liberalizimit të vizave. Dialogu nuk mund të kushtoj liberalizimin e vizave. E vërteta është që ata e kanë kushtëzuar tashmë. Qeveria Kurti me shumë gjasë do të bëjë një kompromis, i cili nuk dërgon në njohje dhe dëmin që do t’ia sjellë Kosovës do të jetë shumë i madh sesa përfitimin. E vetmja karotë për Kosovën ka mbetur liberalizimi i vizave”, tha ai.

Ai shtoi se Kosova është në një proces të dëmshëm, sepse do të ketë në thelb normalizimin e marrëdhënieve pa njohje nga Serbia.

Lajme të ngjashme