Molliqaj: Greva tregoi për pushtetin që kemi, i denigruan mësimdhënësit - NACIONALE

Molliqaj: Greva tregoi për pushtetin që kemi, i denigruan mësimdhënësit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi që Qeveria nuk ua procedoi pagat grevistëve. E në anën tjetër, edhe Sindikata e Arsimit vendosi për pezullimin e grevës.

Molliqaj ka shkruar se greva tregoi se çfarë pushteti ka në Kosovë. Sipas tij, ndaj mësimdhënësve është bërë denigrim me fushatë sistematike.

POSTIMI:

Greva na dha leksion për pushtetin që kemi

Meqë as nuk kanë mundur t’i nënshtrojnë, as nuk kanë arritur t’i përçajnë, aq më pak t’i kontrollojnë, mjeti i vetëm që kanë në dorë është laku nën fyt, me punën e pagave. Sikur nuk ju mjaftoi denigrimi dhe fushata sistematike kundër mësimdhënësve.

Presioni me paga i ka kaluar limitet. Sidomos tani, në kontekstin e votimit të mësimdhënësve për çështjen e grevës, një presion i tillë është ndërhyrje në procesin e brendshëm të sindikatës.

Nga i tërë ky proces është shfaqur shumë më tepër karakteri ideologjik i partisë në pushtet, sesa që do të shihej në një rrethanë normale. Ata që kërkojnë qetësi e fitore në emër të popullit e në kurriz të punëtorëve nuk do ta gjejnë atë.

Lajme të ngjashme