Modelja me famë botërore Heidi Lushtaku dhuron 10 mijë euro për qendrën e grave në Drenas - NACIONALE

Modelja me famë botërore Heidi Lushtaku dhuron 10 mijë euro për qendrën e grave në Drenas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Modelja nga Kosova me famë botërore, Heidi Lushtaku, sot ka vizituar Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

Përmes bashkëpunimit me Fondacionin Jahjaga, ajo ka dhuruar një donacion prej 10000 eurosh për gratë e kësaj qendre.

Në profilin e saj në “Facebook”, ish-presidentja Jahjha ka treguar se vazhdimish është në kërkim të mbështetjes për gratë.

“Bashkë me modelen nga Kosova me famë botërore, Heidi Lushtaku vizituam Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas ku u mirëpritëm nga drejtoresha e qendrës, zonja Kadire Tahiraj dhe Kryetari i Komunës Z. Ramiz Lladrovci. Përmes bashkëpunimit me Fondacionin Jahjaga, Heidi dhuroi një donacion prej 10000 eurosh për gratë e qendrës. Çdoherë në kërkim të bashkëpunëtorëve të mirë, për fuqizimin e heroinave tona. Nga gratë, për gratë!”, ka shkruar Jahjaga.

Lajme të ngjashme