Mjeku kosovar komenton dorëheqjen e Rifat Latifi, ka një apel për Qeverinë
Kardiologu kosovar Gani Bajraktari ka komentuar largimin nga pozita e kreut të Ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifit.
Bajraktari ka thënë se me këtë pozitë kolegu i tij, mjeku Latifi, nuk fitoi asgjë përveç një breshëri sharjesh.
“ Profesor RIFAT LATIFI Ministri Latifi (siç e kam thënë ditën kur e mori pozitën) mori mbi supe më tepër një sakrificë sesa një privilegj! Don të thotë Ai nuk fitoi gjë, përveç ca breshëri sharjesh (gjëja më e rëndomtë në Kosovë)!”, ka shkruar Bajraktari.
“Në fakt, ne e dinim se ai kishte përpara një “Mission Impossible”, sepse ai kishte hyrë në xhungël, duke mos pasur asnjë njohuri paraprake për përmbajtën e xhunglës, dhe pa asnjë mjet mbrojtës, pavarësisht se ai njihet si Ekspert dhe Menaxher kulminant! Mesazh për Qeverinë: Institucionet publike shëndetësore duhet të menaxhohen nga njerëz të cilët përditë e “shijojnë” aromën e mjekësisë kosovare dhe e duan e bashkëndjejnë më këtë “aromë”, ka shkruar tutje ai.