Mjeku i 31-vjeçarit që sulmoi Berishën: Ka sëmundjen e psikozës, nuk i merrte ilaçet rregullisht - NACIONALE

Mjeku i 31-vjeçarit që sulmoi Berishën: Ka sëmundjen e psikozës, nuk i merrte ilaçet rregullisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesditën e së martës kreu i PD-së, Sali Berisha u sulmua nga një person . Berisha ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit.

Sulmuesi Gert Shehu-31-vjeçar pas sulmit që i bëri Berishës u rrah keq nga protestuesit.

Por 31-vjecari po del të ketë problem mendore.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, Lala u shpreh se disa nga simptomat e sëmundjes së psikozës, nga e cila vuan Shehu, janë deluzionet, halucinacionet dhe çrregullim i sjelljes.

“Ai ka qenë me mjekim. Nuk merrte mjekim rregullisht. Ne, ndryshe nga mjekësia e përgjithshme kemi një rubrikë të posaçme (ESM), ekzaminimi i statusit mendor që është standard në të gjithë botën. Historiku i sëmundjes së kaluar në një pacient kur ne bëjmë një raport të caktuar nuk ndryshon.

Ekzaminimi i statusit mendor bën pikërisht këtë gjë, si është perceptimi, si është të menduarit, si është sjella, mendimet nëse ka apo nuk ka deluzione. Thelbi i psikozës, minimumi janë dy nga tre simptomat e mëposhtme deluzionet, besimet e gabuara, halucinacionet dhe ajo që është më e rëndësishmja, çrregullim i sjelljes”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme