Mjekët e QKUK-së vizitojnë në Hagë Thaçin dhe Veselin - NACIONALE

Mjekët e QKUK-së vizitojnë në Hagë Thaçin dhe Veselin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Infektologu, Salih Ahmeti dhe urologu, Bashkim Gllareva kanë vizituar ish Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentarin Kadri Veselin në Hagë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, urologu Gllareva kanë njoftuar se sot gjatë ditës kanë qëndruar në Hagë për të vizituar ish krerët e UÇK-së.

Gallareva shkruan se Thaçi dhe Veseli kanë sakrifikuar për Kosovën dhe ende janë duke sakrifikuar.

“Kështu i njohim dhe kështu po vazhdojnë të qëndrojnë edhe në këtë vend të huaj, ku padrejtësisht po mbahen. Dinjitetshëm, UÇK-në tani po e mbrojnë edhe në Hagë”, ka shkruar ai.

Gjatë vitit 2020 Gllareva e pati trajtuar ish Presidentin Thaçi në një intervenim në veshkë.

Postimi i plotë:

Nuk u dorëzuan dhe nuk u ndalën. Rezistuan, punuan dhe e krijuan UÇK-në. E rritën, luftuan dhe u bënë çlirimtarë.

Për UÇK-në, për lirinë dhe popullin tonë, për të kaluarën, të tashmen e të ardhmen e Kosovës, ata ende po sakrifikojnë.

Zemërluanë dhe të pathyeshëm!

Kështu i njohim dhe kështu po vazhdojnë të qëndrojnë edhe në këtë vend të huaj, ku padrejtësisht po mbahen. Dinjitetshëm, UÇK-në tani po e mbrojnë edhe në Hagë!

Sa të ketë jetë mbi tokën e Kosovës, përjetë do u jemi mirënjohës.

Krenar me veprën, idealet dhe virtytet tuaja. Krenar me JU, çlirimtarë!

Shqiptarët, kudo që janë, krahëhapur po ju presin!

Lajme të ngjashme