Mjegull e me ngrica, ky është parashikimi i motit për sot
Mëngjesi i sotëm ka zbarhdur me ngrica e me mjegull. Sipas Prishtina Ëather temperaturat në mëngjes kanë zbritur deri në minus 5 gradë Celsius.
E ditën moti do të jetë kryesisht me diell, me temperatura në rritje deri në 5C e 6C.
Moti stabil që parashihet në ditët e ardhshme, edhe përkeqëson gjendjen e cilësisë së ajrit. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
Ngrica orëve të mëngjesit parashihet të ketë edhe ditëve vijuese, nëpër ultësira mundësi për mjegull.
Më shumë vransira ditën e premtë dhe të shtunë, por që për momentin pa mundësi për reshje. Temperaturat në rritje, edhe deri në 10C ditën e shtunë.