Mitrovicë Jugore: Babai kanos me thikë djalin e tij, i cili u alivanos nga frika
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi ka kanosur me thikë djalin e tij në Mitrovicën Jugore.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, djali është alivanosur nga frika dhe ka marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
DHUNË FAMILJARE
Mitrovicë Jugu / 25.06.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte kanosur me thikë djalin e tij ankuesin kosovar pas një mosmarrëveshje. Ankuesi nga frika është alivanosur dhe ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.