Mitrovicë: Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij - NACIONALE

Mitrovicë: Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, dje rreth orës 09:00.

“Mitrovicë 26.07.2022-09:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në obduksion.

Rasti është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Lajme të ngjashme