Mitrovicasi gjen kuletën me para dhe dokumente, e dorëzon në polici
Një qytetar nga Mitrovia me iniciale D.S, ka gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të parave, derisa ishte duke shëtitur tek Liqeni akumulues.
I njëjti, kuletën e ka dorëzuar tek policia.
Policia ka njoftuar se është identifikuar dhe është kontaktuar pronari, ku kuleta së bashku me dokumentacionin dhe paratë e humbura i janë kthyer pronarit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla”, thotë policia në njoftim.