Mitrovica e Veriut ndalon ndërtimin e një objekti, Atiq: Duhet të respektohen ligjet e Kosovës
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë me dije se Drejtoria e Inspekcionit ka ndaluar punimet në disa vendpunishtet.
Ai ka treguar se kjo është bërë për shkak se ndërtimet e objekteve kanë qenë duke u zhvilluar pa përfillur procedurat ligjore.
Në profilin e tij në “Facebook”, Atiq ka shkruar se punimet nuk do të lejohen derisa të plotësohen kriteret e kërkuar me ligj.
“Drejtoria e Inspekcionit nga komuna e Mitrovicës Veriore ka vizituar vendpunishtet në të cilat kanë filluar ndërtimet e objekteve pa përfillur procedurat ligjore. Në mungesë të dokumentacioneve, janë vendosur shiritat me të cilat ndalohet vazhdimi i punëve deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Inkurajojmë qytetarët, që t'i përfillin rekomandimet e institucioneve dhe për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, në të kundertën drejtoria e inspekcionit do të veproj konform ligjeve në fuqi”, ka shkruar Atiq.