Mitrovica e Veriut e refuzon kërkesën për largimin e Atiqit: S'është në përputhje me udhëzimin administrativ
Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e ka pranuar kërkesën e disa qytetarëve të kësaj komune për largimin e kryetarit aktual të komunës, Erden Atiq.
Sipas vendimit, të cilin e ka siguruar Koha, kërkesa në fjalë nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ MAPL nr.02/2023 për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni.
“Kjo kërkesë nuk pranohet nga kryesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, për shkak se kërkesa nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ MAPL nr.02/2023 për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni”, është thënë në vendim.
Kjo kërkesë javën e kaluar është dorëzuar të kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut.