Mirena: Zajednica me 6 qershia të psh**ta
Analisti Ilir Mirena është tallur me ndryshimin e qëndrimit të Albin Kurtit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Duke ironizuar me kushtet që ka vendosur Kurti për formimin e këtij mekanizimi, Mirena ka thënë se ato janë gjashtë qershia të psh**ta.
“Zajednica me 6 qershia t’psh…rrta, qe pas pak javesh nuk do t’jene te psh…rrta…”, ka shkruar Mirena në profilin e tij në “Facebook”.
Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se Asociacioni mund të formohet me disa kushte.
Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ai ka vlerësuar se ky mekanizëm mund të themelohet vetëm nëse i plotëson gjashtë kushte.
Sipas tij, kushti kryesor është që ai të jetë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.