Mirena viziton webfaqen e Kuvendit pas daljes së Doarsa Kicës, habitet nga ajo që sheh - NACIONALE

Mirena viziton webfaqen e Kuvendit pas daljes së Doarsa Kicës, habitet nga ajo që sheh

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena që njihet për kritikat dhe cinizmin e tij ndaj pushtetit raporton se ka mbetur i habitur pasi ka vizituar webfaqen e Kuvendit të Kosovës pas daljes nga grupi parlamentar i VV-së të znj. Doarsa Kica Xhelili.

Habia e tij duket se konsiston në mosnjohjen e tij të shumë prej deputetëve të partisë në pushtet.

“Sinqerisht, muj me thanë që mbi 85 për qind të tyre nuk i njoha,” – ka thënë z. Mirena.

Vetëvendosje – përkundër largimit të znj. Doarsa Kica – ka 58 deputetë në grupin e saj parlamentar, pas fitores së madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Shumë prej figurave që arritën të bëheshin deputetë nuk kishin pasur përvojë të gjatë në sferën publike.

Ai ka përmendur edhe skandalin e vitit të kaluar me mëditjet e naftës nga shumë deputetë të cilët madje nuk kishin as vetura për të udhëtuar, apo që përkundër që shkruhej se banonin në qytete jashtë Prishtinës, banonin në fakt në Prishtinë.

“Naftes e meditjeve shume ju rrijne gati, bre cellulit ju bafshin...” - ka komentuar z. Mirena.

Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës mund t'i gjeni duke klikuar KËTU.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme