Mirena tallet me deputetët e larguar nga VV-ja: E Duda Balje a po i bashkohet Listës Familja? - NACIONALE

Mirena tallet me deputetët e larguar nga VV-ja: E Duda Balje a po i bashkohet Listës Familja?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena ka ironizuar me largimin e deputetëve Emir Rrahmani dhe Visar Korenica nga Lëvizja Vetëvendosje.

Duke e komentuar iniciativën e tyre politike “Lista Famijla”, ai ka pyetur nëse do të iu bashkohet edhe deputetja Duda Ballje, e cila po ashtu kundërshton Kodin Civil.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo iniciativë politike nuk mund të quhet “Lista Familja” pa deputeten e komunitetit boshnjak brenda.

“E Duda Balje a po i bashkohet ktyre deputeteve familjare qe iken prej VV’se, ktyre qe e kane vendos me na e mbrojte familjen? Lista Familja s’mund te quhet Familje pa Duden. E duam Duden ne Familje!…”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme