Mirena pyet: Qysh po befasoheni hala me Besnik Bislimin?
Gazetari Ilir Mirena ka pyetur se si mund të befasohet opinion publik ende me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Ai ka ironizuar duke thënë se Bislimi në secilin takim me ndërkombëtarë, thotë se “ka koeficientin më të lartë të intelegjencës në Kosovë”.
“E qysh hala befasoheni me Besnik Bislimin bre? Nga nje njeri qe ne secilin takim me nderkombetaret ju thote se "eshte njeriu me koeficionetin me te larte te inteligjences ne Kosove", po pritni sjellje normale a?..” – ka shkruar ai.
Ndryshe, në një intervistë të dhënë të mërkurën, Bislimi bëri disa deklarata skandaloze. Ai madje e akuzoi ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier se po ndërhyn në punën e Bankës Qendrore të Kosovës.
“Është gabim saherë që dikush, vendor apo ndërkombëtar, takohet me institucionet e pavarura për të diskutuar tema të caktuara, dhe për t’u dhënë mendimin e tyre. Në qoftë se një përfaqësues i një institucioni ndërkombëtare takohet me BQK dhe ju thotë ne ju rekomandojmë ta shtyni zbatimin, nënkupton që ne ju tregojmë se si duhet të duket vendim dhe rrjedhimisht ne konstatojmë se ju nuk jeni dhe nuk duhet të jeni të pavarur në marrjen e vendimeve. Kjo është gabim. Pavarësia e këtyre institucioneve është ndërtuar nga vetë vendet nga vinë këta përfaqëusues.” – ka thënë ai.