Mirena për opozitën: Dokën “gllupa’ nëse pranojnë seancë të mbyllur për Zajednicën
Gazetari Ilir Mirena ka thënë se opozita nuk duhet të pranojë seancë të mbyllur në Kuvendin e Kosovës për Asociacionin.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Mirena ka thënë se kjo do të ishte “e paparë dhe e padëgjuar”.
“Veç ja jepni edhe nje shanse magjike Albin Kurtit me rrejt e me trillu çfardo qe t’i pershtatet atij pas asaj seance te mbyllur, e vet opozita me dal t’poshtnum e t’keqperdorun, po, doren n’zemer me u dok edhe ‘gllupa’” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
E papame dhe e padegjume nese opozita pranon seance te mbyllur per publikun ne Kuvendin e Kosoves per punen e Zajednices.
Veç ja jepni edhe nje shanse magjike Albin Kurtit me rrejt e me trillu çfardo qe t’i pershtatet atij pas asaj seance te mbyllur, e vet opozita me dal t’poshtnum e t’keqperdorun, po, doren n’zemer me u dok edhe ‘gllupa’