Mirena: Nëse hetimet ndaj Berishajt dhe Krasniqit janë te mirëfillta, ato do të përfundojnë te Kurti - NACIONALE

Mirena: Nëse hetimet ndaj Berishajt dhe Krasniqit janë te mirëfillta, ato do të përfundojnë te Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Ilir Mirena ka bërë me dije se nëse hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroacië, Martin Berishaj, dhe ish-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, janë të mirëfillta, ato do të përfundojnë te kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mbrojtja që Kurti ua ka bërë Berishajt dhe Krasniqit tregon se ai është në një zor të madh.

Nese bahen hetime te mirefillta per rastin e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit, rrjedhe logjike eshte qe filli i hetimeve ka me perfundu te Albin Kurti… Mbrojtja qe ua bon qe te dyve, sulmet mbi sistemin e drejtesise, mos emerimi i kryeprokurorit, sulmi skandaloz ndaj kandidatit per kryeprokuror qe ia pat ba ne kuvend, tregojne se n’çfare zori eshte…”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme