Mirena kritikon Kurtin: S’e tha asnjë fjalë për Sunny Hill, po tutet me shkru sene të mira
Gazetari Ilir Mirena ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që nuk shkroi për festivalin “Sunny Hill”, duke parë se edhe mediat e njohura botërore i dhanë jehonë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Mirena ka thënë se Kurti s’e pa të udhës ta thotë ndonjë fjalë për festivalin.
“Po get po tutet me shkru per sene te mira se po i prishet imazhi i njeriut qe shkruan e flet veç per lufte…” – ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Dmth shkruajti BBC, The Guardian, e plote media te njohuna boterore, per festivalin SunnyHill. Shkruajten me fjalet me te mira per kete festival dhe per Kosoven. E cilesuan nje event i nivelit boteror. Dhe ishte i tille.
Ama, kryeministri i Kosoves Albin Kurti, asnje fjale a postim nuk e ka pa te udhes me e thane per kete festival.
Po get po tutet me shkru per sene te mira se po i prishet imazhi i njeriut qe shkruan e flet veç per lufte…